Ramadani: Prishtina s’më ka telefonuar për rinovim, vendosi të mërkurën

Mesfushori i Prishtinës, Ylber Ramadani, mund të largohet nga skuadra bardhekaltër, pasi që i ka skaduar kontrata dhe ka oferta tjera.

“Mua më ka skaduar kontrata me Prishtinën dhe tani jam i lirë. Klubi nuk më ka telefonuar ende për rinovim, por gjithsesi ata janë sjellë shumë mirë me mua gjatë gjithë kohës. Kam disa oferta tjera dhe të mërkurën do të mësohet gjithçka”, deklaroi Ramadani për GazetaOlle.com.

Ai ishte njëra ndër prurjet e shumta të Bylbyl Sokolit te Prishtina, duke u transferuar në kryeqytet nga Ferizaj. /Olle