Ramadani pas medaljes së artë në Evropianin U20: Fitoren ia dedikoj familjes dhe shtetit tim

Muhamet Ramadani zuri vendin e parë në Kampionatin Evropian, “European Athlethics U20” në Tallin të Estonisë.

Ai duke folur për kanalin zyrtar të “European Athlethics” u shpreh tejet i kënaqur me fitoren e tij.

Të katër përpjekjet e Ramadanit kishin kontribuar për ta fituar medaljen e artë. Duke hyrë në rrethin e hedhjes për herë të fundit, Ramadani shkëlqeu në gjuajtjen e tij të pestë të raundit prej 19.92 metrash.

“Dua ta falënderoj familjen time, shtetin tim dhe babain tim, i cili njëherësh është edhe trajneri im”, tha ai.

“Terreni ishte mjaft i fortë, por tani unë dua të bëhem gati për Kampionatin Botëror U20 dhe shpresoj që të marr medalje edhe atje gjithashtu, mundësisht të artën”, deklaroi Ramadani.

Ai fitoi medaljen e artë për herë të parë në histori të Kosovës vetëm në paraqitjen e dytë në këtë lloj sporti

“Dardanët” gati tu kthehen stadiumit pas mungesës së madhe

Mancin tregon se kush janë kandidatët kryesorë për Kupën e Botës Katar 2022