“Është e vërtetë që kam pasur një takim me drejtuesit e klubit të Egnatias dhe ekziston dëshira e të dyja palëve që të bashkëpunojmë në të ardhmen, por ende nuk kemi firmosur asnjë kontratë.
Ndoshta nesër (sot) mund të mbyllet gjithçka dhe atëherë mund të flas gjatë, sepse nuk mundem që pa firmosur dhe pa u zyrtarizuar marrëveshja, unë të flas që sot (dje). Besoj më mirëkuptoni”, ka deklaruar 43- vjeçari nga Shkupi, ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ai do të zëvendësojë Gugash Maganin i cili u shkarkua nga drejtuesit e Egnatias pak ditë më parë.
“Panorama Sport” raportoi e para lajmin ditën e shtunë në mbrëmje për marrëveshjen mes Egnatias dhe Ramadanit, teksa ky i fundit kishte qenë edhe në stadium dhe kishte ndjekur nga afër ndeshjen që rrogozhinasit humbën në shtëpi 2-0 përballë Tiranës. 43-vjeçari, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Flamurtarin në Superiore, është duke u kthyer kështu përsëri në kampionatin shqiptar ku ka qenë edhe lojtar me Dinamon, Besën e Flamurtarin.