Ramadani: Morëm atë që pritëm, luajtëm si të jetë finale

Trajnerin e Dritës, Zekirija Ramadanin, e ka gëzuar fakti se futbollistët e Dritës i janë qasur lojës shumë seriozisht përballë Rilindjes 1974 me rezultat 3:0.

“Nuk ka ndeshje të lehta. Të gjitha janë të vështira. Morëm atë që pritëm. Më pëlqeu serioziteti, disiplina. Kisha frikë se si do t’i qaset ekipi ndeshjes, por lojtarët u futën si në finale të radhës, për të arritur deri te finalja e madhe. Kupa është rrugëtim më i shkurtër drejt Evropës. Më gëzon fakti i disiplinës, mospranimi i golit. Më gëzon edhe lajmi i kthimit të portierit Faton Maloku. Me punën që ai bën, shumë shpejtë edhe ai do të jetë i gatshëm për lojë. Do të shohim më vonë se a i kem bërë lëvizjet e duhura në dimër. Kemi menduar gjatë për transferimet, por koha do të tregojë. Përgatitjet kanë ecur mirë. Ardhje ka pasur pak por shumë largime. Por unë nuk vuaj se kemi mungesa. Këta që i kam, besoj në ta. Do ta gjejmë sistemin e duhur që të përshtaten të gjithë”, deklaroi trajneri Ramadani për “ArtMotion” pas ndeshjes. /Gazeta Olle/

Dukagjini triumfon minimalisht ndaj Dinamos dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Daja: Me kontingjentin e plotë mund të kemi zgjidhje dhe mundësi për një lojë më sulmuese