Bardhekaltërit e humbën ndeshjen në shtëpi edhe pse ishin me një lojtar me shumë, fituesi u vendos me një gol fantastik nga Krasniqi, duke i dhënë fitoren Ballkanit.
“Dominuam tërë ndeshjen, por na mungoi agresiviteti në fazën e finalizimit. Lojtarët dhanë maksimumin, ndoshta edhe ky ishte maksimumi për këtë takim”.
“Kjo ndeshje është mbyllur nga një gol fenomenal i Ermal Krasniqit, dhe e përgëzoj Ballkanin për fitoren”.
“Duket se jemi ende në avazin e vjetër, por duhet të rikthehemi sa me shpejtës si në sezonin që lam pas. Normalisht, përgjegjësinë e ka trajneri. Kemi cilësi për ta mposhtur çdo ekip”, ka shtuar ai.