Ramadani me fanellë të Adem Jasharit: Ndjenjë e veçantë për të gjithë shqiptarët

Ylber Ramadani, mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, duke bartur fanellë me portretin e komandantit legjendar, Adem Jashari, ka thënë se me kualifikimin në Evropianin 2024, kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

“Kjo bluzë e ka pasur luftëtarin që ka luftuar dhe shyqyr që e kemi bërë punën mirë dhe i kemi shpërblyer. Ndjenjë e veçantë. S’jam ndier kurrë kështu para dhe pas ndeshjes, por sot ia vlejti sepse është një ndjenjë shumë e veçantë për të gjithë shqiptarët”, ka thënë ai pas ndeshjes në Moldavi.

Ramadani e ka vlerësuar harmoninë në grup çelës të suksesit të kuqezinjve. Ai ka thënë se për të në karrierë ky është momenti më krenar.

Gjimshiti: Të gjithë e kemi merituar, kemi tifozët më të mirë në botë

Agim Ademi uron Shqipërinë për kualifikim në Euro 2024: Vlerësoj thellë faktin se evropiani “Gjermani 2024” do të flasë shqip