Ramadani: Lirisht mund të them që ky barazim është si një humbje

Kanë përfunduar edhe dy takimet e fundit të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi i zhvilluar në “Fadil Vokrri” në mes të Prishtinës dhe Gjilanit ka përfunduar me barazim 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, është deklaruar për media.

“Këtë ndeshje e llogarisë si të humbur, duke i marrë parasysh faktorët, avantazhi, një lojtar më tepër dhe eksperienca më e madhe që kemi lirisht mund të them që ky barazim është si një humbje. Nuk ja fali vetës, nuk ja fali askujt, ishte një barazim i rëndë”.

“Gjithsesi duhet të marrim përgjejgësi dhe të vazhdojmë përpara. Ekipi është ndryshe nga 3 takimet e para, tani me kthimin e Mankendas dhe Abazit po tregojmë një fytyrë tjetër nga ndehsjet e kaluara”.

I pyetur nga mediat se cila është arsyeja e mos-shënimit nga loja e hapur, Ramadani ka thënë se fajtori kryesor janë ndryshime që kanë ndodhur brenda ekipit.

“Disa kanë qenë të planifikuara, disa jo. Duhet të jemi më këmbëngulës, ndonjëherë edhe të tregohemi egoizëm, në qoftë se do të ishim egoist sot do të fitonim”.

“Nuk ka lodhje, edhe me Ballkanin edhe me Gjilanin kishim një avantazh në lojë. Përgatitja fizike është evidente, ndoshta na mungon qetësia dhe komponimi më i mirë në fazën e sulmit”.

“Besarti dhe arriera e ktij dihet nga të gjithë. Asnjë gjë më tepër nuk dua të shtojë, nuk e kemi aspak mendjen tek ai aktualisht”.

“Gjithçka varet nga gjendja fizike, ai akoma nuk është në Kosovë. Do të presim të vijë dhe më pas e marrim një vendim”, kanë qenë fjalët e trajnerit për Art Sport.

Prishtina takimin e ardhshëm do ta luajë ndaj Dukagjini më 19 shtator.

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Ferizaj ndanë rrugët me Megzon Visokën, ja kush do ta ushtrojë detyrën e trajnerit

Lushtaku ia dedikon fitoren tifozit të Drenicës i cili vdiq sot, ka një paralajmërim edhe për Dritën