Ramadani: Kjo fitore nuk na jep qetësi apo vetëbesim

Prishtina ka shënuar fitore në xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit mposhtën Malishevën me rezultat 2-1 në shtëpi, shkruan Gazeta Olle.

Ishte kjo fitora e parë e bardhekaltërve në “Fadil Vokrri”, në këtë edicion.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Malishevës

‘Për shkak të mungesës së rezultateve në këtë ndeshje e kemi dashur vetëm fitore. Kjo ishte fitorja e parë si vendas dhe presioni ishte i vetëdijshëm brenda grupit. Kjo fitore nuk na jep qetësi apo vetëbesim pasi duhet të lidhim disa ndeshje radhazi me fitore’, deklaroi Ramadani.

Prishtina tashmë renditet në pozitën e pestë në tabelë me 13 pikë, një pozitë më poshtë gjendet Malisheva me 12 sosh.

/Gazeta Olle/

 

Nuhiu: Kishim nevojë për fitore, i përgëzoj lojtarët për paraqitjen e mirë

Kosova U-19 në konkurrencën e femrave i nis me fitore kualifikimet për ‘Euro 2022’