Ramadani: Jemi më të mirë se Hajvalia, i mposhtim në Kizhnicë

Mesfushori i Prishtinës, Ylber Ramadani, beson fuqishëm që skuadra e tij do të dalë fitimtare nga sfida ndaj Hajvalisë që zhvillohet në Kizhnicë, duke theksuar se bardhekaltërit kanë skuadër më të mirë.

“Shkojmë në Kizhnicë vetëm për fitore dhe jam i bindur që në fund do t’ia dalim që ta mposhtim Hajvalinë. E them këtë sepse ne kemi ekip shumë më të mirë se Hajvalia”, deklaroi Ramadani për GazetaOlle.com.

Hajvalia-Prishtina zhvillohet të dielën me fillim prej orës 16:00 në Kizhnicë. /Gazeta Olle