Ramadani i kundërpërgjigjet Nuhiut: Krijuam më shumë se sa Drita

Prishtina arriti të marrë një pikë të madhe në udhëtim te Drita në kuadër të javës së tetë në BKT Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit, përveç pikës pozitive, për ta debutoi edhe lojtari që ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, Besart Berisha në pjesë të dytë.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, tha se skuadra e tij krijoi më shumë raste shënimi në derbin ndaj Dritës, por se ishte e pafat.

“Nuk kishte shumë hapësira në këtë ndeshje. Kishim më shumë guxim, sulmuam dhe tentuam të arrijmë deri të fitorja”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Kemi ardhur për fitore, por të dyja ekipet ishim të kujdesshme. Futbollistët u angazhuan më shumë, tentuam të fitonim takimin, por nuk e arritëm një gjë të tillë”.

Pas javës së tetë, Drita është në vendin e pestë me 12 pikë, ndërsa Prishtina është në të gjashtin me dy më pak. /Gazeta Olle/

Nuhiu flet për barazimin ndaj Prishtinës: Kishim mundësi ta fitonim ndeshjen

Batatina i kërkon falje tifozëve që nuk kanë parë lojë të bukur: Rëndësi kishin vetëm tri pikët