Tekniku i bardhekaltërve e ka vlerësuar lartë potencialin e skuadrës norvegjeze, derisa ka potencuar se ekipit tij ka marrë mësim nga ndeshja e kaluar në Uells.
“Skuadra kundërshtare është shumë e disiplinuar dhe taktikisht e fortë, ne kemi marrë mësim nga takimi i fundit në Uells dhe e dimë mirë se çfarë rëndësie ka secila ndeshje në këtë nivel garash”, deklaroi Ramadani.
Tutje, trajneri shkupjan në tribuna pret edhe mbështetjen masive nga tifozët e tyre “Plisat”.
“Ne gjithashtu presim mbështetjen maksimale nga tifozët tanë të flaktë “Plisat”, të cilët sigurisht do të jenë të pranishëm në numër të madh”, tregoi ai.
Prishtina dhe Bodo/Glimt, do të luajnë të enjten (nesër) nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytetin e Kosovës.