Ramadani: Fitore me plot meritë, vazhdojmë tutje në Kupë edhe në ligë

Trajneri i skuadrës së së Dritës, Zekirija Ramadani, është ndarë shumë i lumtur me fitoren në derbi ndaj Gjilanit. Drita fitoi 1:0 me një gol në pjesën e dytë.

“Ishte derbi i vërtetë. Të dyja skuadrat bënë më të mirën, luftuan në mesfushë. Pjesën e parë nuk e fituam por bëmë ndryshime në pjesën e dytë. U fut edhe një lojtar më tepër në mesfushë që na solli situatën në krah nga ku edhe shënuam golin. Ishte gol i bukur i Blerim Krasniqit. E dinim që me një gol mund edhe të mbaronte ndeshja, ashtu siç përfundojnë shumica e derbive. Unë kam besim te Muharrem Jashari. Te Trepça ’89 kemi qenë bashkë, ai ishte 17-vjeçar. Kam besim të madh tek ai. Është futbollist me shpejtësi, teknikë, vizion e me pasime të mira, por ndihmon edhe në defanzivë. Broja në qendër të mbrojtjes po luan pasi më duhet si organizues i lojës. Edhe me Florjan Smakiqin kemi qenë te Feronikeli. Ne mundohemi t’i mbajmë skuadrat lartë por i kam thënë se duhet të jeshë i vëmendshëm pasi mund të vijë ndonjë rast ku duhet të intervenosh”, ka thënë fillimisht Ramadani.

Më pas ai foli edhe për gjithë ekipin në përgjithësi. Theksoi se është i kënaqur me grupin.

“Të gjithë dhanë maksimumin dhe me plot meritë arritëm te fitorja. Duhet të jemi të qetë dhe duhet vazhduar edhe në Kupë edhe në ligë. Çdo trajner kërkon të ketë sa më shumë lojtarë. Puna vështirësohet kur ke 2-3 lojtarë për secilën pozitë, por kush është në formë luan. Pasi të mbarojë sezoni vjeshtor, do të ulemi e do të bëjmë analizë të përgjithshme. Afati kalimtar i janarit është i varfër me lojtarë dhe nuk guxojmë të lirojmë lojtarë e të mos marrim asnjë”, ka deklaruar për “ArtMotion” trajneri i “bardhekaltërve” të Gjilanit.

Liridona Syla i jep fund karrierës si futbolliste

Mezani pas humbjes nga Drita: Disa lojtarë nuk e kanë merituar të jenë pjesë e Gjilanit