Ramadani: Fitore bindëse që na jep qetësi, por jo komoditet

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Connah’s Quay Nomads në “Fadil Vokrri”.

Kryeqytetasit fituan me rezultat 4-1, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, shkruan Gazeta Olle.

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka folur pas ndeshjes duke theksuar se kjo fitore bindëse i jep qetësi por jo komoditet.

“Fitore bindëse që na jep qetësi, nuk na jep komoditet, por na jep qetësi. E pamë që forca e tyre është vetëm në ndërprerje dhe mendoj që sot me të vërtet analiza doli ashtu siç i kishim paramenduar, siç kishim punuar. Arritëm të shënojmë katër gola për çka i uroj futbollistët për fitoren dhe i falënderohem të gjithë të pranishmëve, sidomos Plisave, të cilët na mbështetën gjatë 90-minutave dhe për këtë rezultat të thellë kanë merita edhe ata”.

“Ndeshjet në Evropë kuptohet që janë më të vështira, vijnë edhe lëndimet, mirëpo të shpresojmë që mos të jetë të rënda që i mban futbollistët gjatë jashtë fushave. Besoj edhe Kryeziu edhe Hoti s’kanë pësuar lëndim të rëndë, por presim dhe shohim”, përfundoi Ramadani.

/Gazeta Olle/

Onix nuk ka të ndalur, transferon edhe dy futbollistë

HISTORIKE: Kosova debuton me fitore