Transferi ‘bombastik’ i Prishtinës, Besart Berisha pritet të jetë ndihmesë e madhe për kryeqytetasit pas fillimit jo aq të mirë të kampionatit, shkruan Gazeta Olle.
Në prononcimin e tij pas ndeshjes, kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka zbuluar se kur pritet të debutojë sulmuesi.
“Besart Berisha do të na ndihmojë shumë në pjesën e mbetur të kampionatit, por do t’i ndihmojë gjithashtu të rinjtë e skuadrës që janë në pjesën ofanzive. Pas pauzës së kombëtareve, ai do ta marrë veten dhe pritet të luajë”, ka thënë për Art Sport trajneri i Prishtinës.
/Gazeta Olle/