Ramadani: E dinim që kishim përballë një skuadër e cila është ters për ne

Prishtina arriti një fitore të rëndësishme për të vazhduar luftën për titull.

Kryeqytetasit e mposhtën në udhëtim Drenicën me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi sulmuesi, Leutrim Kryeziu.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani.

“Aksionet bëhen ashtu siç bëhet puna, mirëpo konkretizimi na ka munguar ndeshjet e fundit. Pa e nënvlerësuar Drenicën dhe skuadrat tjera dhe nuk lejojnë aq lehtë të konkretizosh ndaj tyre. E dinim që kishim përballë një skuadër e cila është ters për ne. I uroj futbollistët për fitoren, ishte një fitore mjaft e mundimshme sepse gjendja psikologjike pas humbjes në mesjavë nuk ishte ashtu siç duhet”, tha Ramadani.  

/Gazeta Olle/