Rama: Shqipëria gëzohet kur i shënon gol Gjermania

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, ka bere nje deklarate sa te gjetur, aq edhe jo fort te kendshme per “nacionalistet” shqiptare, gjate vizites se kancelares gjermane, Angela Merkel, ne Tirane. Ai ka thene se shqiptaret jane gezuar kur kane pesuar gol nga Gjermania ne vitin 1993, sepse skuadres gjermane i duhej nje gol kualifikimi.

“Kur Gjermania fiton Kampionatin Botëror, ka më shumë shqiptarë të gëzuar sesa kur Partia Socialiste fiton zgjedhjet. Kur në vitin 1993 u luajt një ndeshje mes Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe Gjermanisë i duhej fitorja për të kaluar grupin, shqiptarët u hodhën përpjetë kur Shqipëria hëngri gol në fund të takimit dhe humbi ndeshjen”, – u shpreh Rama.