Rama merr lajme të mira (FOTO)

Për ndeshjen kundër Dritës trajneri i Istogut Nazmi Rama merr lajme të mira, pasi i kthehen tre futbollistë titullarë, që në dy ndeshjet e para munguan.

Rikthehet nga suspendimi, mesfushori Kushtrim Gashi, që mungoi në tri ndeshjet e fundit.

Rikthehet po ashtu nga lëndimi sulmuesi Granit Bajra, që ende nuk është i përgaditur për 90 minuta, por pritet që kundër Dritës të inkuadrohet në pjesën e dytë.

Po ashtu rikthehet nga lëndimi edhe transferimi Qëndrim Jahaj, i cili në ndeshjen kundër Dritës debuton për Istogun, pasi dihet që Jahaj në janar u huazua në Istog nga skuadra e Prishtinës. Qëndrimi pritet që të dielën të startojë nga fillimi i ndeshjes.

Në anën tjetër për trajnerin Rama ka edhe lajme jo të mira, pasi në ndeshjen kundër Dritës do të mungojnë: Diar Miftaraj dhe Ardian Dervishaj për shkak të tre kartonave të verdhë. (foto: kf-istogu.com)

 

istogu