Manchester United nuk po kalon në formë të mirë këtë edicion, ndeshjet e fundit e kanë bërë akoma më të vështirë rrugën e djajve për në katër pozitat e para në elitën e futbollit anglez.
Një nga lojtarët më të komentuar për formën e tij është kapiteni Harry Maguire, i cili asesi nuk po arrinë të rigjejë formën që e pati me Anglinë në Euro2020.
” Mënyra se si po luajmë ne tani është diçka e re pêr temë, sepse tek kombëtarja luan me tre në mbrojtje, këtu me katër, por akoma jo aq proaktiv me atë lloj mbrojtje kur ne jemi duke sulmues teksa mundohemi edhe të mbrohemi.
Ai u rikthye nga lëndimi dhe pati një paraqitje të mirë ndaj West Ham, pastaj në dy ndeshjet e fundit pati momente që na kushtuan. Kam besim në të se do e rigjejë formën.
Ēshtë kapiteni jonë dhe aktualisht nuk kam arsye t’ia largoj shiritin e kapitenit.” Deklaroi Ralf Ragnick në konferencën për media para ndeshjes me Brighton.