Raiola: Milani s’ka para për pagën e Ibrës

Agjenti i sulmuesit të Paris Saint Germainit, Zlatan Ibrahimoviç, Mino Raiola, ka ironizuar me lajmet e fundit rreth rikthimit të Ibrës në klubin e Milanit.

“Ibra te Milani? Kjo nuk ka gjasa të ndodhë sepse Milani nuk ka para për të paguar pagën e Ibrahimoviçit. Ai do të mbetet edhe më tutje te PSG-ja”, deklaroi Raiola për “Calciomercato.com”. /Gazeta Olle