Raiola i jep listën e ‘pazarit’ Juventusit

Mino Raiola i ka dhanë Juventusit një listë për të blerë lojtarë nëse është i intersuar ta fitojë Ligën e Kampionëve. Në listë përfshihet edhe Romelu Lukaku dhe Ricardo Kishna.

Agjent i lojtarëve si Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një intervitë për ‘Tutto Sport’ ku ju ka dhënë këshilla drejtuesve juventin. “Në mënyrë që Juventusi ta fitojë e Ligën e Kampionëve, duhet të mbaj Pogban, pastaj të nënshkruajë me Kishna nga Ajax, Lukaku nga Everton dhe Jonathas nga Elche”.

“Në mbrojtje ata duhet të blejnë Rodrigo Ely nga Avellino. Ai është Pogba i mbrojtësiëve”.

Ndërkohë, Raiola gjithashtu komentoi edhe raportet e Juves kur u përpjekën për të nënshkruar me Henrikh Mkhitaryan nga Borussia Dortmund. “Është e vërtetë, ata e donin atë në janar, por Borussia tha se nuk ishte në shitje. Ata mund të bëjnë një përpjekje tjetër në qershor. Unë e shoh Mkhitaryan duke bërë shumë mirë në të njëjtin ekip me Pogban”.