Rahoveci zyrtarizon gjigantin amerikan me përvojë të gjatë në Evropë

Skuadra e Rahovecit ka zyrtarizuar transferin e saj më të ri.

Bëhet fjalë për basketbollistin amerikan, Ed Daniel, i cili vjen në Kosovë pas një përvoje të gjatë në Evropë.

Daniel është 203 cm i gjatë dhe luan si qendër.

Ai ka luajtur në Itali, Izrael, Francë dhe Greqi, duke e bërë kështu një lojtar që e kupton mirë bashketbollin në Evropë. /Gazeta Olle/