Rahoveci vazhdon bashkëpunimin me Bujar Locin

Bujar Loci do të vazhdojë të mbetet trajner i Klubit të Basketbollit Rahoveci.

Trajneri pejan ka vazhduar bashkëpunimin me klubin rahovecas.

“Trajneri pejan, Bujar Loci do të jetë trajner i Rahovecit në edicionin ri. Përkundër faktit sesi rrodhën gjërat së fundi në kampin tonë, ai është pajtuar me bordin e ri për të vazhduar bashkëpunimin, e filluar para pandemisë”, thuhet në njoftimin e Rahovecit, raporton Gazeta Olle.

Rahoveci së fundi emëroi edhe Bordin e ri, ndërsa kryetar u emërua Alban Rama.