Rahoveci udhëton jashtë vendit për përgatitje, ky është lokacioni që kanë zgjedhur

Futbolli në Kosovë do të rikthehet përsëri në javët e ardhshme të muajit.

Përderisa klubet elitare dhe ato të Ligës së Parë do të duhet që më herët t’i rikthehen fushave të gjelbërta, e njejta nuk ndodh edhe me klubet nga Liga e Dytë dhe ajo e tretë që do të kenë kohë më të gjatë pushimi, shkruan Gazeta Olle.

Derisa skuadrat e tjera i kanë kryer tashmë fazat përgatitore jashtë vendit dhe tashmë janë rikthyer në shtëpi, Rahoveci sot ka udhëtuar.

Skuadra është akomoduar në “Hotel Bonita” në Shqipëri, aty ku do të qëndrojë për një javë para fillimit të kampionatit./GazetaOlle/