Rahoveci synon që ta transferoj ish-futbollistin e Prishtinës dhe Ballkanit

Klubi Futbollistik “Rahoveci” ka arritur që të inkuadrohet në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Tashmë “vreshtarët” kanë filluar të përgatiten maksimalisht që t’i bëjnë ballë garave.

Klubi i Rahovecit ka filluar të mendoj edhe për transferimet për sezonin e ri.

Gazeta “Sheshi” raporton se KF Rahoveci shumë shpejt pritet që në radhët e veta ta transferoj sulmuesin anësor, Durim Gashi.

Gashi së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës prizrenase, FC A&N.

Kujtojmë që Gashi ka karrierë të pasur në futbollin kosovar ku ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës, Lirisë, Ballkanit, Ferizajt.