Rahoveci synon të vazhdojë me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll.
“Vreshtarët” kanë fituar 22 ndeshjet e deritashme dhe udhëheqin në tabelë me 44 pikë. Të shtunën prej orës 20:00, Rahoveci luan në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, në kuadër të xhiros së 23-të.
Vëllaznimi në mesjavë i mori pikë Prishtinës në një ndeshje të mbetur, por vlerësohet se nuk ka shumë gjasa ta befasojë Rahovecin.
Të shtunën prej orës 20:00 janë edhe dy takimet tjera të xhiros së 23-të të elitës kosovare të hendbollit. Kastrioti e Prishtina takohen në Ferizaj, ndërsa Vushtrria e Trepça në Vushtrri.
Rahoveci ka siguruar matematikisht “play-off”. /Gazeta Olle/