Rahoveci prezanton gjashtë transfere nga Liga e Parë dhe ajo e dytë

KF Rahoveci ka prezantuar ardhjet e reja.

“Vreshtarët” janë përforcuar me plotë gjashtë lojtar në këto ditë, shkruan Gazeta Olle.

Disa nga ta vijnë prej Ligës së Parë, por ka edhe futbollistë të “rrëmbyer” prej skuadrave rivale të Ligës së Dytë.

Daniel Gjoklaj, Arianit Kuqi, Donat Krasniqi, Nasuf Ibrahimi, Valentin Lezi , Leo Brahimaj janë emrat e prezantuar nga skuadra.

Rahoveci synon inkuadrimin në Ligën e Parë./GazetaOlle/