Rahoveci konfirmon pjesëmarrjen në Ligën Unike

Klubi i Basketbollit Rahoveci ka konfirmuar pjesëmarrjen për edicionin e ri të Ligës Unike.

Skuadra vreshtare me kënaqësi ka pranuar pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm, derisa ka filluar me kompletimin e ekipit për edicionin e ri.

Vreshtarët edicionin e kaluar ishin renditur në vendin e tretë të Ligës Unike, ku ishin mundur nga Peja në gjysmëfinale, ndërsa për vendin e tretë kishin shënuar fitore ndaj Goga Basket.

Rahoveci bëhet skuadra e katërt nga Kosova që konfirmon pjesëmarrjen në edicionin e ri të Ligës Unike, duke kompletuar kështu katër skuadrat nga Kosova, derisa shumë shpejt do të mësohen edhe klubet nga Shqipëria.

Më herët pjesëmarrjen e kishin konfirmuar Golden Eagle Ylli, Prizreni 16 dhe Peja.

Edicioni i ri në Ligën Unike do të fillojë më 20/21 Tetor, kurse para fillimit të garave do të organizohet Superkupa Mbarëkombëtare në të dy konkurrencat.

Morina: Me pak fat Drita mund të bënte senzacion, të gjithë duhet të jemi të kënaqur me lojën e ekipit kosovar

Bunjaki: Drita dhe Prishtina dëshmuan ngritjen e madhe të futbollit kosovar, na dhuruan emocione të mëdha