Rahoveci kompleton ekipin me transferimin e Milik Yarbrough

Skuadra e Rahovecit tashmë ka kompletuar rosterin dhe është gati për fillimin e edicionit të ri.

Së fundmi, ‘Vreshtarët’ kanë shtuar në radhët e tyre amerikanin Milik Yarbrough.

Yarbrough aktivizohet në pozitat 2 dhe 3, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e BBC Heffingen në Luksemburg ku luajti me mesatare prej 21.8 pikë, 10 kërcime, 2.8 asistime për ndeshje.

Rahoveci me këtë ekip synon që edicionin e ri të luftojë në të gjitha frontet, pasi ka sjellur në ekip basketbollist më shumë përvojë vendor dhe të huaj.

Bushi shpall listën e Shqipërisë U21, prurje nga Italia e Anglia

Vjosa kompleton transferimin e mesfushorit i cili vjen nga Liga e Parë