‘Vreshtarët’ kanë konfirmuar fillimisht trajnerin Senad Alirifa, që është njëri ndër më meritorët në kthimin e Rahovecit në nivelin e dytë të garave, shkruan Gazeta Olle.
Pas kësaj dy lojtarët e parë që erdhën te Rahoveci Lorik Dobratiqi e Egzon Elshani.
Klubi dhe trajneri pastaj iu besuan lojtarëve si Isa Eminhaziri dhe Muhamed Shehu që llogariten si legjenda të klubit, ndërsa rinovoi edhe i riu Besfort Merxha.
Drejtori sportiv, Myrtezan Dula, ka ofruar në dy ditët e fundit në ekip emra si Mikea Avdillari (FC Maliqi- Shqipëri), Edonis Krasniqi (Fc Malisheva) dhe Jozef Lekaj (Dukagjini- Gjakovë).
Krejt në fund Hamid Mullabazi dhe Donat Krasniqi kanë vazhduar edhe për një vit me klubin, duke e krijuar kështu bazën për sezonin e ri.