Skuadra e Rahovecit në basketboll ka njoftuar për shtyrjen e ndeshjes ndaj skuadrës Ibar Rozaje, në kuadër të Ligës Ballkanike.
Sipas njoftimit të ‘Vreshtarëve’, kjo ndeshje do të zhvillohet në muajin janar të vitit 2020, përcjellë Gazeta Olle.
Kurse, takimi i radhës në këtë garë për Rahovecin do të luajë ndaj skuadrës bullgare, Academic Butlex me 9 janar.
“Shtyhet ndeshja ndaj Ibar Rozaje. Ndeshja e radhës në udhëtim ndaj Ibar Rozaje në Ballkan Ligë, është shtyrë për një datë tjetër në muajin janar me kërkesë të nikoqirëve.
Ndërkoh takimi i radhës në këtë garë për skuadrën tonë është me 9 janar në “Mizahir Isma” ndaj klubit nga Bullgaria të Academic Bultex”, njofton KB Rahoveci.