Rahoveci godet fuqishëm me dy super transferime

Rahoveci ka zyrtarizuar dy përforcimet e reja.

“Vreshtarët” po synojnë inkuadrimin në Ligën e Parë dhe për këtë arsye janë mobilizuar në merkato, shkruan Gazeta Olle.

Ata së fundmi kanë zyrtarizuar edhe dy prurjet e reja nga skuadra që luajnë në liga më të larta.

Donat Krasniqi vjen nga Flamurtari tek Rahoveci ndërsa përveç tij në këtë skuadër është transferuar edhe Nasuf Ibrahimi që më parë ka luajtur tek Skënderbeu dhe Malisheva.

Skuadra që do të udhëhiqet nga Senad Alirifa do të provojë të mposhtë Bashkimin e Koretinit dhe Fushë Kosovën në pranverë për tu inkuadruar në një ligë më të lirë./GazetaOlle/