Rahoveci fiton ndeshjen e barazhit, edhe një vit në Ligën e Parë (FOTO)

Rahoveci ka siguruar edhe për një vit garimin në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e trajnerit Fadil Vuçitërna mposhti 2:0 Lugun e Baranit, në ndeshjen e barazhit.

Takimi u luajt në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në prani të mbi 1 mijë shikuesve.

Golat i shënuan NIkollë Dushi dhe Hamëz Merxha, nga një në secilën pjesë.

Goli i parë u realizua nga penalltia, për çka solli paknaqësi të mëdha tek Lugu i Baranit, që kontestuan vendimin e gjyqtarit.

rahoveci

Rahoveci Rahoveccii rahoveci