Rahoveci dhe Ylli luajtën ndeshjen më të zjarrtë të sezonit, fituesi u caktua në fund

Në “Mizahir Isma” është luajtur një nga ndeshjet më të nxehta të sezonit në Prince Caffe Superligë, nëse jo më e nxehta.

Aty janë ndeshur Rahoveci vendas dhe Golden Eagle Ylli në një takim të zjarrtë që përfundoi me fitoren e vendasëve me rezultat të ngushtë 92-86.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe e barabartë gjatë gjithë kohës, andaj deri në fund nuk dihej se kush do të fitonte.

Isaiah Traylor dhe Marvin Jones ishin fantastik tek “vreshtarët duke shënuar së bashku plotë 63 pikë, ndërsa nga ana e suharekasëve u dallua Demetris Morant me statistika impresionuese prej 16 pikësh, 21 kërcimesh dhe 5 asistimesh.

Më herët gjatë ditës triumfoi edhe Peja që ia doli të fitojë ndaj Vëllaznimit. /GazetaOlle/