Rahoveci dhe Besa Famgas duan vetëm fitore në finalen e parë

Ka mbetur vetëm kapitulli i fundit i edicionit interesant në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. 

Të shtunën prej orës 19:00 është ndeshja e parë finale mes Rahovecit dhe Besa Famgasit.

Ndeshja e parë e finales së plejofit zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec dhe numri i shikuesve pritet të jetë i madh e po ashtu përkrahja për Rahovecin.

“Vreshtarët”, që janë në rritje të vazhdueshme, po e kërkojnë titullin e parë në histori. Ndërkohë Besa Famgas kërkon të vazhdojë dominimin në Superligë.

Skuadra që i shënon dy fitore shpallet kampione. Ndeshja e dytë luhet në Pejë, ndërsa ndeshja e tretë eventuale sërish në Rahovec.

Në gjysmëfinale të plejofit, Rahoveci e eliminoi Trepçën me rezultat 2:0. Besa Famgas e kaloi Kastriotin e Ferizajt me rezultat 2:1.

 

 

Shtohet interesi për Armando Brojën, ish-trajneri i Real Madrid e kërkon në klubin e ri

Lista e Sylvinhos, si janë shanset për Europian dhe cilat janë dilemat e trajnerit