Ragip Murati nuk ndalet, i sjell katër lojtarë nga Nigeria në prova te Hajvalia

Hajvalia vazhdon që të jetë ‘hit’ në këtë verë. Skuadra nga paralagjia e Prishtinës, pasi që shkoi në Zvicër për ta kryer një nga fazat përgatitore para nisjes së kampionatit, ku do të qëndrojë 15 ditë dhe do ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndërkombëtare me Sionin, vazhdon të sjell risi.

Bashkëpronari i klubit, Ragip Murati nuk ka të ndalur. Pasi që e dërgoi Hajvalinë në Zvicër, ai do t’i sjell edhe katër lojtarë nga Nigeria në ekip, transmeton Gazetaolle.com.

Mbetet të shihet nëse njëri nga këta lojtarë, do t’ia mbushë syrin ‘timonierit’ të Hajvalisë, Mentor Miftari.