Rafet Prekazi zbulon formën e skuadrës dhe stërvitjen në tokën irlandeze

Përzgjedhësi Rafet Prekazi pas stërvitjes së sotme u shpreh i kënaqur pikësëpari me disiplinën e futbollistëve, por edhe me vullnetin dhe dëshirën e madhe për të dhënë maksimumin në stërvitje.

“Djemtë e kanë kuptuar rëndësinë e të qenurit pjesë e Përfaqësueses”.

“Disiplina e tyre është për lakmi, e po ashtu edhe vullneti dhe angazhimi i tyre për punë në stërvitjet e deritashme ka qenë në nivelin e duhur”.

“Stërvitja e sotme ishte e lehtë, pasi nuk kemi dashur t’i ngarkojmë më shumë futbollistët pas atij udhëtimi të gjatë, por thjeshtë ka shërbyer për t’u përshtatur me klimën e këtushme dhe për një regjenerim. Deri te ndeshja me Irlandën do t’i kemi edhe dy stërvitje dhe do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë që të jetë e mundur”, ka theksuar Prekazi.

preazi