Rafet Prekazi i përgjigjet kritikave të Ismet Munishit në këtë formë

Kosova U-21 ka pësuar humbje së fundi nga Shqipëria U-21 me rezultatin 2:1 në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian.

E i ftuar në emisionin “Sporti Total”, Rafet Prekazi, përzgjedhësi i Kosovës U-21, ka folur për shumë gjëra te kjo grupmoshë, përcjellë Gazeta Olle.

Mestjerash, Prekazi është pyetur për kritikat e trajnerit Ismet Munishi që i kishte bërë përzgjedhësit të Kosovës U-21, duke thënë se shumë lojtarë te kjo grupmoshë e Kosovës nuk do të kishin vend te skuadra e tij e Ballkanit as në 18-she.

“Unë kam përgjigje çdo herë për këto gjëra, pra ai ka menduar ashtu. Ka lojtarë që as te Ballkani nuk luajnë titullar, por unë nuk  merrem me punët e trajnerëve” tha Prekazi.

Tutje, Prekazi tha për sulmuesin Valmir Veliu të Llapit që është një lojtar mjaft cilësor por që pas lëndimit të tij tashmë vendin e ka zënë dikush tjetër.