“Rafael Duamena nuk harrohet kurrë”, ish-kapiteni i Egnaties nderohet në “Air Albania”

Një nderim special ishte përgatitur në stadiumin “Air Albania” në prag të duelit Tirana-Kukësit, për sulmuesin Rafael Duamena, i cili humbi jetën në fushën e lojës gjatë duelit Egnatia-Partizani.  

Në ekranet elektronike rreth e qark fushës së “Air Albania” u shfaq një dedikim me foton e Duamenës ku në gjuhën angleze ishte shkruar “Rafael Duamena nuk harrohet kurrë”.  

 

 

Ndërkohë që dritat e “Air Albania”-s ishin të mbyllura, vëmendjen e mori ky dedikim special për ish-kapitenin e ndjerë të Egnatias.  

E pazakontë: Në një ndeshje marrin pjesë tre vëllezër, familja Esposito bëjnë histori në Itali

Malisheva synon t’ia ndalë hovin Ballkanit, formacionet zyrtare