‘Radhën e ka Kozhuvi’

“Çereku i parë tregoj se ne jemi dominues, por mendoj se dhjetëminutëshi i 3-të e përcaktoj një fitore të thellë të Prishtinës”, thotë basketbollisti Blerim Mazreku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Loja kolektive e Sigal Prishtinës ishte edhe çelësi i fitores bindëse me rezultat 98:70 kundër ekipit nga Rumania, SCM Craiova. Kampioni i Kosovës bëri lojën më të mirë deri më tash në garat e Ligës Ballkanike në basketboll.

As njohësit e kësaj loje nuk kanë parashikuar se bardhekaltrit do të janë aq dominues në ballafaqimin e kthimit të çerekfinales dhe të triumfojnë me 28 pikë dallim. Prishtina në dy ndeshje qe më e suksesshme, sepse edhe në Craiova pati triumfuar me rezultat 77:73.

Dardan Berisha me bashkalojtarë ishin enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen kundërshtare. Berisha ka thënë se nuk e kanë pritur një dominim aq të lehtë ndaj rumunëve.