Raddy Ovouka po shkëlqen nën urdhrat e Zekirija Ramadanit

Drita FC ka arritur fitoren e rradhës në Superligën e Kosovës, bardhekaltërit fituan në Drenas me rezultat minimal 0-1 ndaj Feronikelit ‘74.

Golin e vetëm për ‘Intelektualët’ e shënoj mbrojtësi i majtë, Raddy Ovouka i cili siguroi tre pikë skuadrës gjilanase, shkruan Gazeta OLLE.

Në kohën e trajnerit Vavalis, Ovouka nuk kishte hapsirën e duhur, ndërsa ndeshjet nga fillimi i fillonte Astrit Thaqi.

Edicioni pranveror ka filluar më ndryshe për bardhekaltërit, me kongolezin i cili i ka fituar plotë gjashtë pikë skuadrës së Zekirija Ramadanit.

Goli i tij i vetëm ndaj Dukagjinit dhe sot ndaj Feronikelit ‘74, kanë bërë që 24 vjeçari të shpërblej besimin e trajnerit të Dritës.

 

Katër ndeshjet e fundit, zero gola të pranuara, Fushë Kosova është rikthyer fuqishëm në garë për mbijetesë

Përkundër humbjes në Malishevë, Llapi mbetët skuadra më e mirë në udhëtim