“Radamel Falcao do ta nxejë bankinën edhe te Chelsea”

Trajneri i mirënjohur anglez, Jamie Redknapp, ia ka humbur shpresat sulmuesit Radamel Falcao, nëse ai mendon se do të luajë titullar te Chelsea.

Redknapp ka thënë për kolumbiain se ai do ta nxejë edhe bankinën e londinezëve, ashtu siç bëri tek Manchester United.

“Ai po shkon në një klub ku do ta kalojë kohën më të madhe në bankinë. Ai po shkon te Chelsea, mirëpo kësaj skuadre i duhet një sulmuar i lumtur, e jo një me lëndime”, tha Redknap për ‘Sky Sports Neës’.