QPR e Burnley jashtë, kush tjetër?

Pas një fundjavë dramatike të futbollit në fund të tabelës, beteja për të qëndruar në Premierligë është e zjarrtë dhe disa ‘luftëra’ tjera për tu zhvilluar.

Hull City janë tani në pozitën e 18-të pas disfatës së tyre të papritur nga Burnley, të cilët tashmë janë pjesë e Champioshipit së bashku me QPR-në, transmeton Gazetaolle.com.

Newcastle, Sunderland, Leicester City dhe Aston Villa janë skaudrat tjera që mund të zbresin një katëgori më poshtë.

‘Sportsmail’ ua sjellë orarin dhe mundësitë se kush mund të bie nga Premierliga.

 Hull City është skuadra me më së shumti mundësi që në sezonin ardhshëm të luaj në Championship. Hull luan me Tottenhamin mysafirë dhe e pret Manchester United. Ata kanë 34 pikë.

Newcastle United pasi humbi disa ndeshje radhazi tani është duke e parë vetën në vështirësi. Neëcastle luan me QPR-n si mysafirë ndërsa pret West Ham në xhiron e fundit.  Ata kanë 36 pikë.

Sunderland ka gjasa të mira pasi që zhvillon tri ndeshje. Sunderand luan me Leicester në shtëpi, Arsenal si mysafirë dhe me Chelsea kampion në xhiron e fundit. Ata kanë 36 pikë.

Leicester City po ashtu ka një orar të mirë. City luan me Sunderland si mysairë dhe e pret skuadrën e ç’regjistruar QPR –në.  Ata kanë 37 pikë.

Aston Villa pas ndërrimit të trajnerit ka bërë hapa të mirë, por ende të pamjaftueshëm për të shpëtuar.  Aston Villa dy ndehjet e fundit i ka kundër Southampton si mysafire dhe kundër Burnleyt vendas.  Ata kanë 38 pikë.

premier 2