Pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit, u rikthye edhe futboli në Turqi, teksa para se të fliste fusha, ishin tifozët ata që morën skenën për të dhënë një mesazh sa të bukur, aq edhe emocionues.
Në prag të ndeshjes mes Pendikspor dhe Altinordu, e vlefshme për Kategorinë e Parë turke, tifozët vendas hodhën disa qindra topa në fushën e blertë, si një dhuratë për fëmijët e prekur nga tërmeti.
Në vetëm pak sekonda, fusha u pushtua nga topa të shumtë, teksa për ta bërë edhe më emocionues momentin, në altoparlantët e stadiumit u luajt kënga e Ayten Alpman “Është ndryshe atdheu im!”
Edhe futbollistët e të dy skuadrave zbritën në fushë me fanellat me mbishkrimin “Bëhu mirë Turqi”, duke u solidarizuar me momentin e vështirë që po kalon vendi.
♥️ Before the Pendikspor vs Altınordu match, 1000 balls were thrown onto the pitch to be sent to kids affected by the Türkiye earthquake.
pic.twitter.com/A4xjhpBdSA— Adam Maina ™ (@AdamMaina_) March 3, 2023