Qielli i Napolit u skuq për “Zotin” e futbollit, edhe stadiumi “San Paolo” merr emrin e Maradonës

Bota e futbolli ka humbur dje atë që cilësohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak në moshën 60-vjeçar.

Një lajm i trishtë që zymtëson edhe më shumë këtë vit të mbrapsht.

Futbolli dhe popujt e gjithë botës kanë marrë vërtetë shumë nga gjeniu i sportit më të dashur në botë dhe emri i tij ka për të mbijtuar gjithnjë ndër breza.

Gjurmë të padiskutueshme ka lënë te skuadra e Napolit, tifozët e së cilës jetojnë me futbollin dhe për ta Maradona ishte thjesht “Zoti”.

Vdekja e tij ka bërë shumë napoletanë të grumbullohen për të kryer homazhe ndaj legjendës argjentinase, duke ndezur me ngjyrë të kuqe qiellin e Napolit.

Gjithashtu një reagim ka ardhur edhe nga vetë kryebashkiaku i qytetit italian, i cili ka vendosur që në nder të ikonës së klubit të kaltër emri i stadiumit “San Paolo” të ndryshohet dhe të quhet “Diego Armando Maradona”. /Sport Ekspres/