Qeveria e Kosovës merr vendime të ndryshme, asnjë fjalë për sportin

Qeveria e Republikës së Kosovë, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e rregull, të 30-n me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar pesë projektligje, gjashtë vendime, një konceptdokument si dhe Rishikimin e kornizës afatmesme të shpenzimeve 2021-2023.

Pavarësisht pritjeve nga komuniteti i sportit, në vendimet e Qeverisë, nuk përmendet askund sporti, shkruan Gazeta Olle.

Është pritur që gjatë kësaj jave, Qeveria të tërheq vendimin e saj për ndaljen e aktiviteteve sportive.

Madje, javën e kaluar u zhvillua një takim i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministres Vlora Dumoshi, me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ministri Zemaj kishte premtuar se gjatë kësaj jave do të ndryshojë vendimi, i cili i mundëson futbollit fillimin e kampionatit.