Ismet Begolli është një ndër donatorët që e ka ndarë edhe bukën e gojës nga familja e tij për ta mbajtur gjallë futbollin kosovar, shkruan Zeri.info.
Donatori i fuqishëm i futbollit kosovar tadh e 30 vite ka dhënë para për klube të ndryshme kosovare, derisa kontributin më te madh e ka dhënë në klubin më te madh kosovar, FC Prishtina.
Për kontributin e tij, së fundmi e ka nderuar edhe Qeveria e Kosovës derisa zëvëndës-kryeministri Besnik Tahiri ia ka ndarë një mirënjohje.
“Në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e çmuar në avansimin e sportit para dhe pas luftës”, shkruhet në mirënjohjen e ndarë për Ismet Begollin nga Besnik Tahiri.