Qeveria e Kosovës aprovon projektet për ndërtimin e dy stadiumeve dhe rinovimin e dy tjerëve

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, të 229-tën, ku ka marrë disa vendime për projekte kapitale.

Mbledhja e 229-të e Qeverisë duket e frytshme për sportin kosovar, pasi aty janë aprovuar disa projekte të rëndësishme.

Projektet sportive për ndërtimin e stadiumeve dhe rinovimin e disa prej tyre tashmë kanë marrë aprovim në mbledhjen elektronike.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektet kapitale si projekte kapitale shumë-vjeçare, ndërtimin e ‘Stadiumit të Qytetit’ në Pejë dhe ndërtimin e ‘Stadiumit të qytetit’ në Ferizaj.

Përveç ndërtimit, Qeveria ka aprovuar edhe projektet për rinovimin e stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren dhe renovimin i ‘Stadiumit të Qytetit’ në Vushtrri;

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka:

–     Aprovuar projektet kapitale si në vijim si projekte kapitale shumë-vjeçare:

Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë;

Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren;

Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj;

Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri;

/Telegrafi/

Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve: Vëmendja në derbin Inter – Arsenal

Mendy fiton betejën gjyqësore ndaj Cityt, kampioni anglez detyrohet t’i paguajë miliona euro