Qesharake: Berisha në Kosovë, skuadra e tij ruse ndryshon emrin (FOTO)

Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Bernard Berisha nuk janë më pjesë e Terek Groznit por e FK Akhmat.

Nuk bëhet fjalë për transferim nga një skuadër në tjetër, por thjesht riemërimi i klubit me bazë në Çeçeni.

balaj roshi berisha

Emri i ri që do të mbajë klubi është në kujtim të ish-presidentit çeçen, Akhmat Khadirov, i vrarë në vitin 2004. Djali i tij, Ramzan Khadirov, presidenti aktual i Çeçenisë është aktualisht edhe president nderi i klubit që merr pjesë në kampionatin rus.

8581 (1)

Emri i mëparshëm, Terek, i referohej lumit të madh që kalon përmes rajonit të Kaukazit.

“Emrat e liderëve tanë historikë janë të pavdekshëm dhe klubi ynë, i cili pati një fillim të ri falë tij, do ta mbajë me krenari. Nuk do idealizojmë emra lumenjsh apo malesh”, shpjegoi presidenti i klubit, Magomed Daudov, vendimin për të ndryshuar.

Ndër të parët që ka përshëndetur vendimin ka qenë edhe sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Bekim Balaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

bekim balaj