Qeqa Krelani uron Llapin për triumfin në Kupën e Kosovës, por thumbon keq trajnerin Tahir Batatina

Llapi të mërkurën fitoi në finale të Kupës së Kosovës, duke u stolisur me këtë trofe për herë të parë në historinë 89-vjeçare të saj.

Llapjanët në finale mposhtën Dukagjinin pas një drame e cila u mbyll në të mirë të llapjanëve, vetëm pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Gazeta Olle.

Gazetarja Qeqa Krelani ka uruar klubin për këtë arritje të madhe, duke veçuar disa futbollistë, për të cilët thotë se e meritojnë të luajnë në Evropë.

Ajo gjithashtu ka theksuar injorancën totale të politikanëve, të cilët nuk e kanë uruar zyrtarisht Llapin për fitoren në finalen e Kupës së Kosovës. Krelani ka lavdëruar familjen Batatina si sponsor, por ka thumbuar keq trajnerin Tahir Batatina në fund të shkrimit të saj.

Shkrimi i plotë nga Qeqa Krelani: 

“Disa rreshta per Kupen e Kosoves. Klubi qe te perfaqeson ne EUROPE. E injoruar totalisht nga te gjithe politikanet, te cilet jane i vetmi segment qe kane deshtu ne ngritjen e futbollit kosovare. Jam e habitur qe nuk u be asnje urim zyrtare nga perfaqesuesit e politikes vendore. Kjo tregon zero bashkpunues jeni. Sa i perket finales. “Faleminderit FC Prishtina. Pa ty kjo finale e llapjaneve nuk do te ishte e mundur”! Sa i perket futbollisteve. Rinor Kuçi dhe Donat Hasani, sidomos Kuçi… tkisha qen nana e juj kisha qen nana me krenare ne Kosove. Nuk jeni te vetedijshem cfar futbollista jeni. Futbollistat e medhenje tregohen ne finale te tilla. Per fund. Ne Llap, ka futbollista qe si rezultat i vendimeve te tyre personale, luajne ne Kosove. Sepse po te kishin firmos ndryshe, 3 apo 4 prej tyre ishin duke lujt ne Europe. Duke fillu prej Kapitenit i cili eshte futbollisti me i mire i te gjitha koherave per gjeneraten time. Jane pikerisht keta futbollist te Llapit qe e meritojne cdo vite Europen. Per Ahmed Januzin. Me se shumti jam gezu per te. Nje prej futbollisteve me te mire qe ka prodhu sistemi kosovare. Askush ne stadium nuk deshironte qe ai te shendrrohej ne nje Roberto Baggio, i cili nga deshtimi i penaltise ia humbi boterorin Italise perballe Brazilit. Futbollistet e medhenje si Januzaj nuk e meritojne nje fat te tille. Fatmiresisht nuk ndodhi. Penalltite nuk percaktojne madheshtine e tij. Per fund urime te gjithe futbollisteve llapjan dhe dukagjinas. Talenti qe keni nuk mund te blehet as online, as me te njofshem, e as nuk lshohet ne zbritje me t’lire. Ajo cka ju perjetoni eshte e barabarte me pergjegjesite qe ka nje ushtar qe e perfaqeson vendin e vete. Familjet e juaja iu kan bo hallall per krejt nervat, presionet, vuajtjet dhe depresionet qe ata cdo dite i gelltisin per shkak te profesionit qe keni. Urime Llapi. Perfekt keni lujt, qysh nuk keni trajner. Por duartroktije per sponsoret Batatina. Dukagjini nuk e fitoj Kupen por na fitoj zemrat. Me fat Bajrami”, ka përfunduar Krelani.

/Gazeta Olle/