Gjatë ditës së sotme u zhvilluan dy ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi si vendase 2-1 ndaj Drenicës, ndërsa Trepça ’89 mposhti Besën 2-1 si musafir.
Nesër zhvillohet edhe derbi i javës mes Prishtinës dhe Llapit, ku pikët janë të rëndësishme për të dy ekipet, shkruan Gazeta Olle.
Mesfushori i Prishtinës, Qëndrim Zyba ka dhënë një prononcim para ndeshjes së nesërme: “Pa dyshim që ndeshja kundër Llapit do të jetë shumë e vështirë, por në anën tjetër ne dëshirojmë vetëm tre pikë, asgjë tjetër. Jemi duke kaluar në formë optimale, atmosfera është e shkëlqyer, kemi kapur ritmin dhe s’kemi pse mos ta vazhdojmë tutje. Kuptohet, duhet dhënë angazhim maksimal dhe të kemi përqendrim të plotë. Besoj shumë se do të vazhdojmë serinë e fitoreve duke i gëzuar të gjithë qytetarët prishtinas, “Plisat” dhe adhuruesit e klubit anembanë vendit që më në fund të sjellim titullin e kampionit në kryeqendër”, ka përfunduar, Qëndrim Zyba.
Ndeshja e nesërme mes Prishtinës dhe Llapit fillon nga ora 13:00
/Gazeta Olle/